Një nga talentet me të ardhmen më të ndritur në futbollin Italian, shqiptari Elvis Kabashi, është i lumtur që është pjesë e gjigantit Juventus, por ka treguar se ndihet shqiptar dhe për këtë ka refuzuar edhe ftesën e kombëtares së Italisë.
"Linda në Itali dhe fillova të luaj me ekipe të grupmoshave të zonave pastaj me mori ekipi i Empolit. Nga Empoli kalova tek Juventusi tek ekipi im i zemrës, nuk më besohet akoma që jam pjesë e Juventusit", tha Kabashi.
"Me kërkonte trajneri i ekipit të moshave të Italise, por nuk pranova. Jam shqiptar dhe kam gjak kuq e zi. Nuk luaj për lekë, dua te bëhem i famshëm dhe shpresoj që me këmbë në tokë të arrij kombëtaren e madhe", deklaroi Kabashi.
Elvis Kabashi konsiderohet si talenti më i madh i futbollit shqiptar dhe këtë gjë e tregoi në dy ndeshjet për U19 kundra Italisë dhe Belgjikës, ku ai shkëlqeu me paraqitjet e tij. Ai i ka kushtuar Juventusit 1.8 milionë euro, edhe pse është vetëm 18 vjeç.