Nuk është një gënjeshtër, por është një realitet që mund të ndodhë, pasi Lionel Messi, mund t′i bashkohet Pep Guardioles, te Bayerni, për një shifër të pabesushme, 250 milionë euro, aq sa është klauzola e argjentinasit, raporton sajti spanjoll, “Fichajes.net”.
Besohet se sponsorët e rekordmenëve gjerman, Audi dhe Addidas, do ta paguajnë klauzolen e lojtarit, pasi në rast transferimit të “pleshtit” në “Allianz Arena”, paratë do të fitoheshin nga marketingu.
A është vetëm thashethem apo jo, mbetet të shihet, por një gjë është e sigurt, paratë nuk janë problem për gjigandin gjerman …